Viti 2017 i jashtëzakonshëm për doganat

Berisha tha se këto janë rezultatet më të mira në aspektin e të hyrave

Drejtor i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha në një konferencë për media, ka njoftuar se gjatë vitit që po e lëmë pas janë siguruar 1 miliardë e 117 milionë euro të hyra nga dogana.

Në vitin 2017 janë 65 milionë euro më shumë sesa në vitin 2016 dhe është tejkaluar edhe projeksioni i qeverisë.

Berisha gjatë konferencës tha se rritja e importit sivjet ka qenë 3.4 miliardë euro, ndërsa eksportim ka pasur 434 milionë euro që paraqet një rritje prej 18% krahasuar me vitin e kaluar.

Më së shumti të hyra në vitin 2017 ka pasur nga duhani, 330 milionë euro, nafta me 160 milionë dhe mjete motorike 85 milionë euro./21Media

Back to top button