Viti 2021 në Teatrin ‘Adriana’

Viti 2021 në Teatrin ‘Adriana’ – kështu nisi një publikim në faqen zyrtare të Teatrit, që shkroi për sukseset e këtij teatri gjatë vitit 2021.
“Brenda vitit 2021, në Teatrin Adriana janë realizuar plot 5 premiera dhe janë dhënë dhjetra repriza të shfaqjeve të sivjetshme apo produksioneve të viteve të kaluara. Në gjysmëvjetorin e vitit 2021, kemi filluar me shfaqjen “Gratë në Parlament” me regjisore Elmaze Nura, pastaj me shfaqjen “Mblesëri në Malësi” me regjisor Ekrem Sopi. Ndërsa në pjesën e dytë të ktij vitit ne kemi sjellur shfaqjen “Fuego” nga Fadil Hysaj, shfaqjen “Ndeja për Borisin” në bashkëpunim me Enkeleda Simitxhiun, për të përfunduar vitin me premierën e fundit për këtë vit, “Marksistët e Lelinistët e Zvicrës” nga Blerta Neziraj”, thuhej në postim.
Teatri ‘Adriana’, gjithëashtu ka qenë nikoqir edhe për disa nga shfaqjet – pjesë të SHOWCASE KOSOVA.
“Teatri Adriana si nikoqir edhe sivjet ka organizuar shumë suksesshëm Festivalin e Teatrove – Ferizaj 2021 (edicioni 50/51), ku me shfaqjen pjesmarrëse “Vizita e Zonjës Plakë” është shpërblyer me Rolin Kryesor Grua – Vjosë Abazi. Teatri Adriana, gjithëashtu ka qenë nikoqir edhe për disa nga shfaqjet – pjesë të SHOËCASE KOSOVA, ku ka prezentuar me shfaqjen “Fuego”. Teatri Adriana, gjithëashtu ka aktivizuar edhe aktivitetin e rëndësishëm kinematografik -KINO KLUB – Ismail Rama, ku të gjithë adhuruesit e filmit mund të shohin filma të ndryshëm autorial në kuratimin e Sovran Nrecajt”, thuhej tutje.
Kështu, duke falënderuar bashkëpunëtorët, Teatri ‘Adriana’ mbylli edhe këtë vit me sukses e me plane të shumta për vitin 2022./21Media

Back to top button