Viti i Ri 2026 në RTV21 – FILM!, Muzikë live, artistë të mëdhenj dhe atmosferë që të lë pa frymë

RTV21 ndez atmosferën e fundvitit! Festa e Vitit të Ri po afron, dhe si çdo vit, RTV21 sjell tek ju spektaklin më të madh festiv që e shndërron natën në magji!

Në Tavolinën e Kuqe, aty ku mblidhen zërat më të dashur të skenës sonë, ju pret një mbrëmje plot ritëm, këngë, të qeshura dhe energji që nuk ndalet. Me muzikë live, me bend profesional dhe me një darkë të organizuar deri në detajin më të vogël, atmosfera do t’ju lë pa fjalë — aty ku festa merr jetë dhe çdo sekondë është emocion.

Le ta nisnim vitin e ri siç duhet me gëzim, muzikë dhe pozitivitet! RTV21, në bashkëpunim me Grand Events, sjell një ambient të jashtëzakonshëm ku çdo këngë ndizet edhe më fort dhe çdo çast mbetet në kujtesë. Dhe natyrisht, me Granit Miftarin, i cili si çdo herë sjell energjinë, stilin dhe elegancën e tij karakteristike, festa bëhet e plotë.

Atmosfera është e garantuar falë miqve më të mirë të skenës, artistëve që me zërin e tyre na shoqërojnë gjithmonë dhe na bëjnë të ndjejmë shpirtin e vërtetë të festës. Viti i Ri nis me RTV21, aty ku muzika, gëzimi dhe festa./21Media

Back to top button