Vitia: Do të jetë e nevojshme edhe doza e tretë e vaksinës

 
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se situata me Covid-19 është e rëndë, pavarësisht rënies së rasteve.
Në konferencën për medie, pas mbledhjes së qeverisë, Vitia ka thënë se kanë hartuar planin për ngritjen e kapaciteteve për spitalet fushore.
“Bazuar në ditët e fundit besojmë se kjo nuk do të jetë e nevojshme. Ne kemi përfunduar edhe rekrutimin e personelit shëndetësor”, ka thënë ai.
Krahas kësaj, ministri i Shëndetësisë bëri thirrje për vaksinim.
“Në stoqet tona kemi mbi 600 mijë vaksinave të sigurta, prandaj qytetarët duhet të vaksinohen”, tha ai.
E në bazë të analizave të IKShPK-së, Vitia ka thënë se do të jetë e nevojshme vaksina e tretë për çka kanë filluar edhe negocimin për blerjen e 1 milion vaksinave të tjera.
“Në bazë të analizave të IKShPK-së në vend do të jetë e nevojshëm vaksina e tretë, ne kemi filluar negocimin edhe për blerjen e 1 milion vaksinave tjera”, ka thënë ministri Vitia.

Back to top button