Vitia ftohet të raportojë para Komisionit për Shëndetësi

​Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi nga opozita kanë akuzuar qeverinë e Kosovës se ka dështuar në menaxhim të pandemisë. Derisa janë pajtuar të gjithë që në këtë javë para këtij Komisioni të raportojë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ndaj të cilit u kërkuar edhe dorëheqja për keqmenaxhim.
Nënkryetari i Komisionit për Shëndetësi, Armend Zemaj ka nisur kritikat e tij karshi menaxhimit të pandemisë duke thënë se as Qeveria por as ministria e Shëndetësisë nuk janë koshiente karshi situatës pandemike të rëndë në vend.
Ish-ministri i Shëndetësisë, thotë se në kohën kur janë rritur rastet pozitive dhe është dashur të merren masa Qeveria ka krijuar një pasqyrë të pandemisë sikurse ka përfunduar pandemia.
Derisa e ka ftuar ministrin Vitia të raportojë para Komisionit për Shëndetësisë, Zemaj tha se kjo Qeveri ka dështuar në menaxhim të pandemisë, dhe se është shqetësues numri i vdekjeve si pasojë e infektimit me COVID-19.
“Mendoj që përgjegjësia është politike pjesa profesionale mbetet për t’u analizuar, sepse tashmë janë ngritur shumë dilema, nuk po e kuptojmë se cila është e vërteta, kush është në këtë mes dhe pse ka interes që të hidhet topi njëherë tek opozita, atëherë tek qytetari. Tash kanë filluar tek institucionet e pavarura shëndetësore siç është IKSHP dhe profesionistët tjerë shëndetësorë, këto do t’i dëgjojmë nga ministri dhe do t’i shohim se cila është përgjegjësia ekzekutive në menaxhimin e kësaj situate…13’;07 Qeveria e Republikës së Kosovës, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kryeministri Kurti kanë dështuar totalisht në menaxhimin e situatës pandemike”, u shpreh Zemaj.
Kritika për mosmenaxhim të pandemisë dhe valës së fundit me variantin Delta ka adresuar karshi ministrisë së Shëndetësisë edhe anëtari i Komisionit për Shëndetësi nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu i cili ka shfaqur dyshimet edhe për fshehje të vdekjeve si pasojë e infektimit me COVID-19.
Deputeti i PDK-së ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka mbajtur heshtje institucionale në vend të reagimeve me masa ndaj situatës me pandeminë.
Haxhiu madje ka kërkuar edhe dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Cilat janë masat që janë marr nga Qeveria dhe cilat janë rekomandimet e IKSHP-së kur lakorja ka filluar të ngritët a ka pasur rekomandime? Cilat janë ato rekomandime? IKSHP para këtij Komisioni dhe para qytetarëve duhet t’i bëjë të ditura të gjitha rekomandimet nga data 17 korrik e këtej. Ka pasur dyshime edhe për manipulim me rastet e vdekjeve…. 22’08 Asnjë veprim nga ministria e Shëndetësisë, asnjë veprim prej Bordit të SHSKUK-së dhe kjo është shqetësuese pse pacientët kanë mbetur pa barna se u deshtë me ble vetë terapinë, ministri thotë pas 10 ditëve kemi me iu furnizuar e nuk ndodh as furnizimi me remdesivir….24’47 Me vdekur nga 30 qytetarë në ditë dhe mos me pas veprime të duhura është papërgjegjësi totale e kësaj qeverie, pajtohem gjithsesi që të dërgojmë ftesë si komisioni ministrit të shëndetësisë dhe bashkë me ekipin e tij të raportojë para Kuvendit, por është e pafalshme që prej që e ka marr mandatin si ministër vetëm një herë ka raportuar”, theksoi ai.
Anëtari i këtij Komisioni nga AAK, Shemsedin Dreshaj derisa thotë se gjendja pandemike në vend vazhdon të jetë e rënduar dhe spitalet janë të mbushura, paralajmëron numër të lartë të vdekjeve si pasojë e COVID-19.
Sipas tij si pasojë e mos vaksinimit masiv para 1 tetorit nuk mund të nis mësimi.
“Që në korrik kam thënë se është e pamundur më 1 shtator të nis mësimi dhe iluzore është që të fillohet me 20 % të stafit të vaksinuar. Doli 1 shtatori, pastaj 13 shtatori tash 26 shtatori, iu them haptas se para datës 1 tetor iluzore është të pritet fillimi i mësimit edhe pse sipas meje ndoshta 15 tetori është datë kur mund të llogaritet si e sigurt….Nuk jemi mirë për shkak se vërtetë se çdo veprim e kemi ndërmarrë me vonesë është shumë e vërtetë që ka pasur mundësi të veprohet dhe dështimet i kemi të shumta…..44’46 Spitalet janë të ngarkuara, vdekje do ketë për shkak se janë pacientë të rëndë, 95% janë vetëm me oksigjenoterapi unë sot e mora raportin e mëngjesit nuk është i mirë do kemi numër të lartë të vdekjeve dhe sot pasdite”, theksoi Dreshaj.
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli tha se me situatën e vështirë pandemike nuk është ballafaquar por e gjithë bota, përfshirë dhe vendet që kanë arritur të vaksinojnë 90 % të popullatës.
Sipas tij Kosova është më mirë e përgatitur në përballje me koronavirusin tash, në krahasim me një vit më herët.
“Kapacitetet spitalore janë shumë më të përgatitura sesa që ishin vitin e kaluar apo para më shumë se 1 vit. Sot në të gjitha klinikat kemi furnizim me anë të cisternave jo përmes bocave, ka një kapacitet shumë të shtuar edhe pacientët tanë nuk janë duke vuajtur për oksigjen, për trajtim dhe nuk janë duke vuajtur edhe për mungesë të shtretërve. Kjo është një lajm I mirë sepse mundësia e 1 mijë e 300 rasteve të hospitalizuara ka qenë mundësia të biem në kolaps”, theksoi ai.
Ndonëse pothuajse e gjithë mbledhja e sotme e Komisionit për Shëndetësi ishte e qetë në fund të mbledhjen nisën përplasjet në mes të ish ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili kryesonte këtë mbledhje dhe deputetit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mirsad Shkreta.
“Zemaj: gjendja është e tmerrshme o doktorë…..Shkreta: Cilin propozim e keni dhënë që është kredibil e që i kontribuon menaxhimit të situatës së pandemisë në Kosovë, cilin propozim e dhe si ish ministër përveç se bëre popullizëm e bëre kritik të pakuptimtë dhe po luan me jetën e njerëzve. Vetëm një propozim…Zemaj: Për masat për vaksinat jo me shkuar me u bë shpërndarje e infeksionit atje nuk është popullizëm është realitet janë kah iu vdesin njerëzie dëgjojeni doktorin pacientët janë duke të vdekur…Zemaj: E ka parë krejt bota, e ka parë kush është ministri dhe kush ka qenë menaxhimi dhe udhëheqja, kush ka qenë Bordi, kush ka qenë Këshilli prioriteti absolutisht kjo është profesionale kompetencat i dimë a kemi shkëlqyer apo nuk kemi shkëlqyer tregojnë statistikat dhe morali mbi statistikat”, ishte debate në mes të ish ministrit Zemaj dhe deputetit të LVV-së, Shkreta.
Në anën tjetër vetëm në 24 orët fundit në Kosovës i pasojë e infektimit me COVID-19 janë raportuar të vdekur 14 qytetarë, ndërsa 259 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus.

Back to top button