Vitia: Në çfarëdo varianti ai që fiton do të urohet nga ai që nuk fiton

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga VV-ja, Arben Vitia sonte në RTV21 ka thënë se qytetari i ka edukuar ata dhe siç ka thënë ai, ata presin që në çfarëdo varianti, ai që fiton do të urohet nga ai që nuk fiton.

Ndryshe, në komunën e Prishtinës në balotazh janë Arben Vitia nga VV-ja me Përparim Ramën nga LDK-ja. Nga raundi i parë i zgjedhjeve, Arben Vitia i kishte marrë 42.5% të votave, ndërsa Përparim Rama 29.2% të votave./21Media

Back to top button