Vitia: Një numër i mostrave të të helmuarve në Deçan do të dërgohen jashtë vendit

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se një numër i mostrave të të helmuarve në Deçan do të dërgohen jashtë vendit.
“Janë bërë disa analiza shtesë për disa viroza dhe kanë dalë negative. Sot janë përgatitur edhe një numër i mostrave për t’u dërguar jashtë vendit e që nuk mund të bëhen në Kosovë. Sot situata është më e qetë dhe ka fluks më të vogël të pacientëve”, ka thënë Vitia.
Tutje, ministri ka thënë se me t’u bërë lista me materialet e domosdoshme për nevojat e pacientëve të prekur, MSH ka reaguar dhe një pjesë e mirë e barnave është dërguar dje.
Ai ka thënë se vazhdimisht do të dërgojnë materiale të nevojshme.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se ka ndarë 150 mijë euro për mbështetje të Komunës së Deçanit për financimin e projekteve për rregullimin e sistemit të ujësjellësit./21Media
 

Back to top button