Vitia: Nuk përjashtohet mundësia të ketë masa të reja
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 93 për qind e më shumë se 1 mijë e 200 të hospitalizuarve me COVID-19 në spitalet dhe klinikat e Kosovës janë pacientë që nuk janë vaksinuar kundër virusit.
Në konferencën për media pas takimit me komitetin antiCOVID, ministri ka thënë se nga 170 të vdekurit këtë javë si pasojë e virusit, 149 prej tyre kanë qenë të pavaksinuar.
Tutje, ai ka theksuar se janë marrë vesh me institucionet që nga 12 shtatori vaksinimi të bëhet edhe të dielave duke deklaruar se “vaksinimi nuk ka alternativë”.
Vitia ka thënë se në bazë të gjendjes të cilën do të përcjellin vazhdimisht dhe raportimeve të fundit, nuk përjashtohet mundësia të ketë masa të reja para datës 13 shtator.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?