Ndalohet personi që sulmoi tri vajzat në Prishtinë
Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se pas veprimeve të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, është arrestuar dhe ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personi me inicialet L.V., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, dhe “Ngacmimi seksual”.
Rasti ka ndodhur më 1 shtator 2021, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë, rreth orës 19:00, ku i dyshuari ka sulmuar me grushte dhe një mjet të fortë tri vajza.
Prokuroria ka inicuar hetime edhe ndaj një personi tjetër të përfshirë në këtë rast, në drejtim të veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, që do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave./21Media