Vitia paralajmëron vaksinim masiv gjatë verës në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, pas ardhjes së 81 mijë e 900 dozave të vaksinave Pfizer, ka paralajmëruar se kjo verë do të mbahet mend si vera e vaksinimit masiv në Kosovë.
Sot në Kosovë ka arritur kontingjenti i parë i vaksinave të blera nga e Kosova.
Ministri Vitia në “Facebook” ka shkruar se pret edhe shumë vaksina të tjetra deri në plotësimin e të gjithë sasisë.
“Vaksina ishte dhe është shpresa për ta kapërcyer të mbrojtur vjeshtën dhe dimrin që na pret përpara. Imunizimi është kyç për mbrojtjen e shëndetit të të dashurve tanë. Këtë verë do ta mbajmë mend si vera e vaksinimit masiv në Kosovë”, ka thënë Vitia duke shtuar se pas kësaj vendi ynë do të hyjë në një cikël të ri që hap rrugën për përmirësimin e gjendjes në shumë fusha.

Back to top button