“Vizatime n’letër” e Nurhan Qehajës, e hapur në Galerinë e Ministrisë së Kulturës
Ekspozita “Vizatime n’letër” e autores Nurhan Qehaja u hap më 3 gusht në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.
Kjo ekspozitë është e kuruar nga Majlinda Hoxha.
“Një mbajtëse e flaktë ditarësh, Nurhan Qehaja është gjithmonë në praninë dhe shoqërinë e një fletoreje dhe stilolapsi. Ditarët e saj pamorë janë përplot me vizatime të shpërndara, por shumë sistematike, të rreshtave dhe frazave. Shenja sporadike dhe impulsive karakterizojnë këtë kanal modest estetik. Me një natyrë intime, ditarët e saj janë produkt i nevojës së saj obsesive për të shënuar kohën, bisedat dhe mendimet. Këta ditarë janë themeli i Vizatimeve në letër. Në këtë koleksion punimesh, ditarët e saj janë një dritare”, përshkruhet ekspozita.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datën 20 shtator 2022./21Media