Vizita e mbretit Charles në Francë u shty

Vizita shtetërore e mbretit Charles III në Francë është shtyrë, pas një kërkese të presidentit Emmanuel Macron, thotë Downing Street.

Pallati Elysée i Francës tha se vendimi ishte marrë për shkak të protestave.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar shtoi se vendimi ishte “marrë me pëlqimin e të gjitha palëve, pasi Presidenti i Francës i kërkoi qeverisë britanike të shtynte vizitën”.

Disa qytete franceze panë dhunë të protestave kryesisht paqësore të së enjtes që tërhoqën më shumë se një milion njerëz.

Këto protesta kanë ardhur pasi që presidenti Emmanuel Macron ka vendosur që ta rrisë moshën e pensionimit nga 62 vjet në 64 vjet pa votim në parlament./21Media

Back to top button