Vizita e Merkelit në parkun e shpendëve, i thotë “JO” bufit

Pas më shumë se 30 vjetësh, Angela Merkel nuk do të kandidojë më për kancelare.
E për t’i thënë lamtumirë vendit ajo ka vizituar edhe parkun e shpendëve Marlow. Ndërsa padyshim që argëtohej me papagajtë, ajo preferoi t’i thoshte “Jo, jo” bufit më të madh të Evropës, duke thënë se u mjaftua me papagaj, transmeton rtv21.tv.

Parku i shpendëve Marloë (rrethi Vorpommern-Rügen) mbulon 22 hektarë tokë parku. Mund të shihen zogj nga e gjithë bota, përfshirë strucin me qafë blu nga Afrika ose kea nga Zelanda e Re.
Kancelarja Angela Merkel (CDU) vizitoi këtë park tre ditë para zgjedhjeve federale.
Si Kancelare, ajo po largohet nga detyra pas 16 vjetësh./21Media

Back to top button