Vizita në ShBA, Kryeziu: Kurti ka prekur praktikisht çdo kategori, që Kosova mund të ketë bashkëpunim

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, sonte në RTV21 deklaroi se vizita e Kryeministrit Albin Kurti në ShBA i ka pasur dy qëllime kryesore, investimet dhe sigurinë, si dhe tha që vizita “i ka përmbushur planet tona”.
Kryeziu në emisionin debatues “Click” u shpreh se vizita e Kryeminstrit në ShBA ka prekur edhe një element të rëndësishëm.

Ndër të tjera, Kryeziu theksoi se gjatë vizitës në ShBA, Kryeminstri Kurti ka prekur praktikisht çdo kategori, me të cilën Kosova mund të ketë bashkëpunim./21Media

Back to top button