Kryeziu tha se Projektligji për pagën minimale nuk ua ndalon ndonjë benefit veteranëve të luftës

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, sonte në RTV21 deklaroi se po mundohen që të bëhet një reformë të skemave pensionale, që u jep trajtim të duhur edhe veteranëve.
Ai tha se me Ligjin për pagën minimale po synojnë që praktikisht t’ua rrisin pagën mbi 100 mijë punëtorëve.

Lidhur me protestën e veteranëve, Kryeziu u shpreh se duhet të komunikohet sa ma shpesh e sa ma mirë qëllimi i Projektligjit për pagën minimale.
Ai theksoi se Projektligji për pagën minimale nuk ua ndalon ndonjë benefit veteranëve të luftës, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, dje kanë protestuar veteranët e  luftës së OVL UÇK-së. Ata kanë deklaruar se do të protestojnë përsëri nëse Projektligji për pagën minimale futet në rend të ditës së seancave të radhës.
Veteranët e UÇK-së po ndihen të diskriminuar, duke mos u përfshirë në këtë rritje, pasi pensioni i tyre aktual është aq sa është paga minimale.
Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës dje nuk ka pasur kuorum për votimin e Projektligjit për pagën minimale./21Media

Back to top button