Vjedhja e 200 mijë eurove, nga teqeja tregojnë se për çka do të përdoreshin

Vjedhja e 200 mijë eurove, paratë do të përdoreshin për rindërtimin e Teqesë në Marash të Prizrenit

200 mijë euro dyshohet se janë vjedhur nga arka në shtëpinë e Shehut të Teqesë së Madhe në Gjakovë. Rasti është raportuar nga shehu i teqesë, i cili ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë në lidhje me vjedhjen që ka ndodhur.

Në reagimin e Teqesë së Madhe Gjakovë-Prizren thuhet se paratë që ishin cak i hajnave, ishin destinuar për investim dhe rindërtimin përfundimtar të objektit të Teqesë së Madhe në Marash-Hisar të Prizrenit.

“Teqeja e Madhe e Gjakovës, përcjellë indinjatën e thellë për aktin vandal e makabër të grabitjes në Teqe. Shuma e parave dhe gjerave të tjera me vlerë, e grabitur në Teqe, ka qenë pjese e kursimeve disavjeçare të Shehut të Teqesë së Madhe, familjes Shehu dhe të besimtareve, me qëllim të investimit në rindërtimin përfundimtar të objektit të Teqesë së Madhe në Marash-Hisar të Prizrenit. Shpresojmë që shumë shpejt organet e rendit dhe të drejtësisë ta kryejnë punën e tyre dhe ta zbardhin në plotni këtë rast”, thuhet në reagim.

Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Back to top button