Vjedhje e rëndë në Fushë Kosovë

Një grua, e cila jeton jashtë vendit, ka njoftuar se kur është kthyer në shtëpinë e saj në Fushë Kosovë ka vërejtur se dikush ka hyrë brenda dhe ka vjedhur stoli ari dhe veturën e saj.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se rasti po hetohet.

“VJEDHJE E RËNDË – Fushë Kosovë 03.01.2024. Me 30.03.2024 ankuesja femër kosovare, e cila jeton jashtë shtetit, ka raportuar se kur ishte kthyer në shtëpi kishte vërejtur se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së saj dhe ishin vjedhur, stoli ari si dhe veturën e saj €. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button