Vjedhje e rëndë në një xhami në Viti

Një rast i vjedhjes është raportuar në fshatin Ramjan të Vitisë, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda një objekti fetar (xhami).
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, ku të dyshuarit kanë dëmtuar kasafortën e xhamisë dhe kanë vjedhur një shumë të pacaktuar parash.
Autoritetet janë njoftuar menjëherë për rastin.
Policia ka nisur një hetim për të identifikuar dhe kapur autorët e këtij rasti të cilësuar si “vjedhje e rëndë”./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?