Zjarr në një shtëpi në Gjakovë, 6 persona dërgohen në spital

Gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e asfiksimit pasi zjarri ka përfshirë një shtëpi në Gjakovë.

Kështu bën të ditur policia përmes raportit ditor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.

“Është përfshi nga zjarri shtëpia prone e ankuesit mashkull kosovar. Ne vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Si pasoj e zjarrit gjashtë persona kanë pranuar tretman mjekësor si pasojë e asfiksimit”, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh./21Media

Back to top button