Kaloni te përmbajtja kryesore

Vjedhje e rëndë në Podujevë

 

Një grua u ankua në polici se hajnat i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë vjedhur stoli ari dhe pasaportat e anëtarëve të familjes.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:10 në Podujevë.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se personi, persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e saj nga e cila kishin vjedhë stoli ari të ndryshme dhe 4 pasaporta të familjes së saj”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button