Kaloni te përmbajtja kryesore

Vjedhje e rëndë në Vushtrri

Arrestohet i dyshuari

Në fshatin Bukosh të Vushtrrisë është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë. Dy persona të dyshuar e të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në shtëpinë e viktimës, me ç’rast kanë vjedhur stoli ari.

Pas një pune hetimore zhvilluar nga Policia është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, i cili pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Kohëve të fundit janë shënuar shumë raste të vjedhjeve. Deçani, Prishtina, Ferizaj, Podujeva, Kaçaniku e shumë komuna tjera kanë qenë caqe të grabitjeve./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button