Rrahet nga njerku në Obiliq

Viktima ka pranuar tretman mjekësor

Në fshatin Plemetin të Obiliqit, dje është raportuar një rast i dhunës në familje. Viktima femër ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga njerku i saj.

“Viktima femër ashkalike/shtetase e Malit të Zi, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga njerku i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes./21Media

Back to top button