Vjehrra me nusen arrestohen pas përleshjes mes vete në Prishtinë

Dy gra janë arrestuar për dhunë në familje në Prishtinë të enjten.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se gratë, vjehërr e nuse, janë përleshur pas një mosmarrëveshje që kishin pasur.

“Janë arrestuar dy të dyshuarat femra kosovare, vjehrra dhe nusja, pasi që të njëjtat pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Back to top button