Kaloni te përmbajtja kryesore

Zjarri në Emshir, ekipet emergjente ishin në aksion deri në orët e vona

Një ndërtesë në lagjen “Kalabria” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së enjte.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Komunës së Prishtinës ka njoftuar se reagimi i shërbimeve emergjente ka qenë i menjëhershëm dhe profesional, ndërsa ekipet kanë punuar deri në orët e vona të mbrëmjes për lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

“Reagim i shpejtë dhe profesional! Deri në orët e vona, ekipet tona emergjente ishin të angazhuara në lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit që përfshiu një ndërtesë në lagjen ‘Kalabria’. Jemi thellësisht mirënjohës për përkushtimin, guximin dhe profesionalizmin e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve si dhe ekipeve të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, të cilët, 24/7, janë në gatishmëri për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve të Kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq ende nuk janë raportuar të lënduar, ndërsa autoritetet janë duke hetuar shkaqet e zjarrit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button