Vjehrri e rrah rejën në Gjakovë

Është arrestuar dje një person në Gjakovë, i dyshuar për dhunë në familje. Ai raportohet se e ka sulmuar fizikisht nusen e djalit.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nusen e djalit, viktimën femër kosovare, viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button