Futbollisti s’mund të ishte në dasmën e tij, dërgoi vëllain e vet

Një futbollist humbi ditën e dasmës së tij për të finalizuar një transferim në një ekip të ri.
Ylli i Malmos, Mohamed Buya Turay nuk ishte aty në ditën e dasmës, pasi ai po nënshkruante një tjetër kontratë.
Reprezentuesi i Sierra Leone nënshkroi me skuadrën suedeze Malmo këtë verë pas një periudhe në Kinë.
Dhe Malmo ishte aq i etur që 27-vjeçari të lidhej me skuadrën sa më shpejt të ishte e mundur, saqë e bënë atë të humbiste dasmën e tij, transmeton rtv21.tv.
Megjithëse Turay u sigurua që nusja Suad Baydoun të mos ishte e vetme… duke dërguar vëllain e tij që të zinte vendin e tij.
Sulmuesi u zbulua si lojtar i Malmos më 22 korrik, me dasmën e Turay që u zhvillua një ditë më parë, pa dhëndrin.
Për fat të mirë, çifti i lumtur kishte bërë me zgjuarsi fotot e dasmës para se ylli të detyrohej të udhëtonte në Suedi.
Turay i tha gazetës suedeze Afton Bladet “Ne u martuam më 21 korrik në Sierra Leone. Por unë nuk isha atje sepse Malmo më kërkoi të vija këtu më herët. Ne i bëmë fotografitë paraprakisht. Kështu që duket sikur isha atje, por nuk isha. Vëllai im duhej të më përfaqësonte në dasmë”.
Turay pranoi se ende nuk është ribashkuar me gruan e tij.
“Unë do të përpiqem ta çoj atë në Suedi dhe Malmo tani që të jetë afër meje. Ajo do të jetojë këtu me mua”, u shpreh ai.
Sulmuesi bëri debutimin e tij në Malmo në fazat kualifikuese të Europa League në mesjavë./21Media

Back to top button