Vjehrri ushtroi dhunë ndaj resë, shkak mënyra e përgatitjes së ushqimit

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit R.I., për veprën penale dhunë në familje.
Siç njoftoi Gjykata të mërkurën, i dyshuari nga Shtimja kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj resë së tij, N.K.
Sipas njoftimit i dyshuari kishte pasur mosmarrëveshje me viktimën për mënyrën e përgatitjes së ushqimit.
“Në vazhdimësi ka kryer dhunë psikologjike ndaj saj, në atë mënyrë që në ditën kritike pas një mosmarrëveshjeje lidhur me përgatitjen e ushqimit, në mënyrë sistematike ushtron dhunë psikike duke e korrigjuar dhe ndaluar për veprimet brenda shtëpisë, me ç’rast të dëmtuarës i ka shkaktuar shqetësim të madh emocional”, thuhet në njoftim.
I dyshuari me inicialet R.I. është arrestuar të hënën./21Media

Back to top button