Vjen urimi nga miku i Kosovës, Eliot Engel

 

Ish kongresisti amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel ka uruar popullin e Kosovës me për 13 vjetorin e pavarësisë.

Ai në një postim në rrjetet sociale ka uruar që e ardhmja të sjellë paqe dhe presporitet.

Engel njihet si përkrahës i madh i Kosovës, ishte pranishëm në seanën solemne të shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Ai po ashtu ishte zëshëm ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut që Serbia i bëntë Kosovës në vitet e 90-ta.

Në periudhën kur Jugosllavia po shpartallohej dhunshëm, Engel u bë anëtar i Kongresit. Ai ishte ndër ligjvënësit e parë amerikanë që i bëri thirrje administratës së presidentit Bill Clinton të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë për t’i dhënë fund represionit të Millosheviqit.

Angazhimin nuk e ndali as pas përfundimit të luftës, duke lobuar për pavarësinë dhe forcimin e shtetit të Kosovës.

Engel kërkoi drejtësi për viktimat e luftës së fundit në Kosovë si dhe tre shqiptaro-amerikanët që janë ekzekutuar nga policia serbe në vitin 1999. Vrasësit e vëllezërve Bytyqi ende nuk janë zbuluar. Ai e ka quajtur të padrejtë që Kosovës t’i kërkohet gjykimi i krimeve të luftës në Dhomat e Specializuara, e Serbia të amnistohet./21Media

 

Back to top button