Nuk shkoi në pension, luftoi me kolegët kundër Covid-19, mjekja, u bë personi i parë që u vaksinua

 

Kjo është mjekja Dobrinka Naunova Jovanovska, edhe pse ndoshta tani duhej të jetë në pension, ajo qëndroi në vijën e parë të frontit për tu shpëtuar jetën personave të prekur me Covid 19.  Sot u bë personi i parë në vend që mori vaksinën kundër Covid 19, bashkë me kolegen e saj Gabriella Temellkova.

“Sigurisht që ndjehem më e sigurt, dhe shpresoj që me vaksinimin të ulet edhe numri i të infektuarve”, tha Gabriella Temellkova motër kryesore.

Gjatë vaksinimit i pranishëm ishte edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ministri tha që personeli mjekësor planifikohet të vaksinohet për 10 ditë. Ndërsa ky është vendi i vetëm në vend ku mjekët do të mund të vaksinohen. Pika tjera vaksinimi nuk ka.

“Për 10 ditë parashihet se do të jemi ndër shtetet e vetme në Evropë në të cilën do të vaksinohen të gjithë punonjësit mjekësorë të cilët punojnë me pacientë të infektuar me Covid”, deklaroi Filipçe.

Sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë javës së ardhshme pritet të arrijë edhe sasia e mbetur e donacionit nga Serbia, për çfarë vaksinat kineze do të arrijnë kah fundi i shkurtit. Parashihet që brenda ditës të vaksinohen 2 deri në 4 mijë persona./21Media

Back to top button