Vjosa Osmani e gatshme edhe për postin e kryetares së Kuvendit

Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani para fillimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie tha se është shumë e lumtur që është jetësuar vullneti qytetar i 6 tetorit, duke theksuar se kanë kaluar në një proces të mundimshëm, por që sipas saj ia ka vlejtë.

“Gjatë fushatës edhe unë edhe Kurti kemi nënshkruar një marrëveshje që nuk do ta bëjmë qeverinë me më shumë se 15 ministri. Por natyrisht ndarja e tyre bëhet e barabartë ndërmjet dy partive”, është arsyetuar Osmani.

Ajo u shpreh se në Këshillin e Përgjishëm do të diskutojnë për marrëveshjen e arritur, ndërsa gjatë ditës do të diskutojmë për emrat që do t’i drejtojnë ministritë.

Vjosa Osmani as nuk e pohoi as nuk e mohoi se do të jetë në krye të Kuvendit të Kosovës duke thënë se vullneti i qytetarëve është realizuar dhe të gjitha të tjetër janë më pak të rëndësishme. Osmani tha se do të diskutojnë se ku ajo mund të jap kontributin më të mirë për Kosovën, përfshirë edhe atë të kryetares së Kuvendit./21Media

Back to top button