Vjosa Osmani i kërkon Netflix-it njohjen e Kosovës

 

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani i është bashkuar listës së peticionit për njohjen e Kosovës nga platforma e transmetimit të filmave.

Osmani përmes një shkrimi në “Twitter”  ka bërë thirrje që të vendoset Kosova në hartë.

“I dashur Netflix, njerëzit e Kosovës i shijojnë shumë shërbimet tuaja të transmetimit dhe e duan punën tuaj. Ata meritojnë të njihen për këtë. Është koha që të vendosni Republikën e Kosovës në hartën tuaj”, ka shkruar Osmani.

Për këtë çështje është krijuar një peticion të cilin e kanë nënshkruar mbi 8 mijë persona të cilët po i kërkojnë platformës filmike që të vendosë Kosovën në hartë pasi deri tani figuron me territor të Serbisë./21Media

Back to top button