Vlera e Bitcoin pëson rënie të madhe

Çmimi i Bitcoin ka pësuar rënien më të madhe gjatë muajve të fundit pas një deklarate nga Thesari i Shtetit në SHBA.

Kripto-monedha ra në vlerë nga 47,000 dollarë (34,700 £) në fillim të kësaj jave në më pak se 42,000 dollarë (31,000 £) për monedhë dixhitale.

Kjo bëri që shumë nga investitorët të shesin asetet e tyre për shkak se shumë shpejt banka qendrore në SHBA mund të rrisë normën e interesit.
Gjithashtu në rënie kanë ndikuar edhe zhvillimet politike në Kazakistan, duke ngritur rrezikun e kapacitetit të rrjetit.
Një pjesë e madhe e mining për Bitcoin, proces që verifikon transaksionet, ndodhi në Kazakistan për shkak të çmimit të ulët të energjisë elektrike, shkruan bbc.
Kazakistani është vendi i pestë në botë për “mining” dhe fikja e internetit në fillim të kësaj jave dëmtoi rrjetin e Bitcoin.
Ky është niveli më i ulët i Bitcoin që prej shtator 2021 nga nëntori prej më shumë se 60,000 dollarë. Rënie kanë pasur edhe kriptomonedha të tjera si Ethereum.

Matthew Dibb nga kripto-kompania me bazë në Singapor, Stack Funds i tha agjencisë së lajmeve Reuters: “Ne po shohim një ndjenjë të gjerë rreziku në të gjitha tregjet aktualisht, pasi shqetësimet inflacioniste dhe rritja e normave duket se janë në ballë të mendjeve të spekulatorëve”.

Kripto-monedhat, dhe veçanërisht Bitcoin, vazhdojnë të përballen me kritika./21Media 

Back to top button