Vlerat shëndetësore i kanë në lëvore, mos i qëroni këto perime

Perimet janë ushqim i dosmosdoshëm për organizmin. Ato duhet të konsumohen në çdo stinë në mënyra të ndryshme, të ziera, të pjekura apo në sallatë.
E rëndësishme është që përpara se të përdoren të pastrohen mirë, por jo domosdoshmërisht duhet t’i qëroni.
Patatet: Është e vështirë të mendojmë gatimin e patates me lëvore  sepse qërimi i saj është i zakonshëm. Por nuk duhet ta bëni më sepse 20 përqind e vlerës ushqyese, vitamina B, mineralet dhe fibrat vijnë nga lëkura.
Karrota: Mjafton që karrotat t’i lani mirë. Nuk ka që të qërohen sepse lëkura e karotës përmban antioksidant dhe përbërës që janë të mirë për shëndetin.
Trangujt: Trangujt kur i hani thjeshtë apo kur i përdorni në sallatë nuk duhet t’i qëroni, madje edhe nëse është turshi, është shumë i mirë për të forcuar sistemin imunitar sepse përmban antioksidantë dhe fibra, të cilat parandalojnë kapsllëkun./21Media

Back to top button