Vlerësohet lart kontributi i Bankës Botërore për Kosovën

Krasniqi u zotua se bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen

Ministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi ka pritur sot në një takim menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanellin, me të cilën bisedoi për suksesin dhe sfidat e implementimit të portfolios së Bankës Botërore në Kosovë, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Gjatë takimit të  dyja palët u pajtuan që në kuadër të portfolios së përbashkët të ndërmerren hapa për të siguruar që projektet të kenë ecurinë e duhur në implementimin e tyre.

Krasniqi tha se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore ka qenë shumë i mirë dhe se projektet e financuara nga BB-ja kanë dhënë rezultatet në shoqërinë tonë.

Ai u zotua se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen drejt financimit të projekteve me impakt në zhvillimin ekonomik të vendit./21Media

Back to top button