VMRO-DPMNE: Gjykata të mos bie në presion të PPS

Për të gjithë VMRO DPMNE-në, Prokuroria Publike Speciale nuk është e pavarur

Madje kjo parti opozitare thotë se po i bëhet presion gjyqësorit nga kjo degë e prokurorisë.

Për këtë gjë, ky subjekt i bëri thirrje të shtunën gjykatësve që të qëndrojnë “stoik” dhe të bënë detyrën e tyre, siç ata dinë.

“Apelojmë që Gjykata të mos bie pre e presioneve dhe kërcënimeve që bëhen ndaj tyre. Të respektoj Kushtetutën dhe ligjet. Njëherësh të gjithë ata, të cilët do të punojnë kundër ligjit, të cilët bëjnë trysni dhe pa prova kryejnë sulm politik, thamë se do të ketë drejtësi e cila së shpejti do të vijë. Do të vijë koha kur të gjithë do të përgjigjen për krimet dhe kriminalitetet e veta”, nga VMRO-DPMNE.

Por, ka zëra brenda kësaj partie opozitare të cilët thonë se i duhet dhënë kohë ekipit të Katica Janevës për ta vënë drejtësinë në vend.

Reformistët e vetëquajtur të VMRO-DPMNE, thonë se PPS duhet të luftoj krimin në shtet pavarësisht kush është në qeveri ose opozitë.

Petar Bogojevski, thotë se puna e udhëheqësisë së VMRO DPMNE-së nuk është për çdo lëvdatë, por sipas tij, drejtësia duhet të shkoj në vend.

Bogojevski thotë se PPS-së i duhet më tepër kohë për të hetuar të gjitha përgjimet.

“Një lloj i tillë i institucionit siç është PPS nuk duhet të ketë limit kohor, por duhet të ekzistojnë si institucion i përhershëm i bazuar në Kushtetutë. Duhet të ketë edhe më tepër institucione në atë drejtim që do të punojnë pa pasur dallim se kush është në qeverisje e kush në opozitë. Kështu përfitohet përshtypja se formohen institucione “ad hoc”, të cilat janë drejtuar kundër një partie politike ose kundër një politikani. Për fat të keq PPS nuk arriti të krijoj besueshmëri se është e pavarur. Ata veten i kanë vënë fajin, nuk janë fajtor as VMRO DPMNE e as partitë tjera”, u shpreh Bogojevski.

Përmes një kumtese, VMRO-DPMNE, e quan Prokurorinë Speciale zyre të social-demokratëve, e cila po synon ta dëmtoj këtë parti opozitare, dhe ta dobësojë shtetin.

Kurse, iniciatorët për reforma në këtë parti, kujtojnë se PPS që u krijua nga një konsensus gjithëpërfshirës politik, duhet të qëndroj larg ndikimeve partiake dhe të inkuadrohet në Prokurorinë Themelore Publike./21Media

Back to top button