VMRO-DPMNE-ja thotë se e ka mposhtur LSDM-në në Tetovë

Vllatko Gjorçev, deputet dhe sekretar ndërkombëtar i VMRO-DPMNE-së, pas përfundimit të konferencës për shtyp mbi zgjedhjet e jashtëzakonshme për Këshillin e Tetovës, theksoi se partia e tij e ka mposhtur LSDM-në në nivel lokal.
Ai porositi se me këtë edhe Qeveria e LSDM-së është delegjitimuar nga të gjitha nacionalitetet.
Gjorçev lexoi më shumë shifra nga vendvotimet ku tha se VMRO-DPMNE ka fitore bindëse ndaj LSDM-së dhe shtoi, “bindshëm ka një disponim antiqeveritar opozitar”.
“Gjëja më e rëndësishme për Maqedoninë është se ky është sinjal, një mesazh nga Tetova që thekson se atdheut tonë Maqedonisë i duhet Qeveri e re e udhëhequr nga Hristijan Mickoski dhe e udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Duhet një qeveri e cila do të punojë me 50 kryetarë komunash të VMRO-DPMNE-së kundrejt 10 të LSDM-së vitin e kaluar”, tha Vllatko Gjorçev.
Gjorçevi komentoi shpalljen e fitores së Dimitar Kovaçevskit në Qendër Zhupë.
“A nuk është absurde që Kovaçevski të shpall fitore në Qendër Zhupë me një kandidat, vetëm një kandidat. Këto janë zgjedhje ku ka pasur vetëm një kandidat të mbështetur nga pothuajse të gjitha partitë. Këto janë zgjedhje si për ‘trashëgimtarin e Zoran Zaevit’. LSDM mund të fitojë vetëm aty ku ka vetëm një kandidat. Aty ku ka 11 lista, pra në Tetovë, atje fitoi bindshëm VMRO DPMNE”, tha Gjorçevi.
Në Mavrovë-Rostushë, sipas Gjorçevit VMRO-DPMNE ka një kërcim prej 1400 në 1900 vota, raporton TV21./21Media

Back to top button