Rama për ngjarjen në Gramsh: Çfarë krenarie për ushtarakët që i neutralizuan tre të dyshuarit për spiunazh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për sulmin e sontëm ndaj ushtarëve shqiptarë në Gramsh.
Ai u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve dhe “tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!”.
“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!”, ka shkruar Rama në Twitter.
Dy ushtarë shqiptarë janë lënduar si pasojë e një incident ka ndodhur sonte në Uzinën ushtarake në Gramsh, ku tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes.
Lidhur me këtë rast, ka reaguar Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, si dhe ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj. Ndërkohë, Policia ka dhënë detaje për rastin./21Media

Back to top button