VMRO: LSDM të mundësojë mbajtje të zgjedhjeve lokale
Sipas VMRO-së, LSDM-ja është sjellur në mënyrë kalkuluse
VMRO-DPMNE sot kërkoi shpallje sa më të shpejtë të zgjedhjeve lokale së bashku me parlamentaret, duke vlerësuar se LSDM dhe shumica në kuvend kanë përgjegjësi për vazhdim të zgjedhjeve lokale me çka, siç u cek, vihet nën pikëpyetje funksionimi efektiv i vetëqeverisjes lokale.
Sipas VMRO-DPMNE-së vet fakti se edhe një muaj pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit në shtëpinë ligjdhënëse nuk ka kurrfarë aktiviteti dhe se LSDM ende i frenon proceset kyçe dhe të pashmangshme në shtet, si mbajtja e zgjedhjeve të rregullta lokale, tregon se LSD, dukshëm, me qëllim e interpretoi skenarin e 27 prillit, për thellim plotësues të krizës.
VMRO-DPMNE-ja vlerëson se LSDM çdoherë është sjellur në mënyrë kalkuluese duke i vënë interesat dhe prioritetet e ngushta partiake para atyre shtetërore.
“Derisa LSD me destruksionin e vet kërcënon ta çojë mbrapa Republikën e Maqedonisë, VMRO-DPMNE nuk ndalet me projektet për të mirën e qytetarëve”, thuhet në kumtesë.