Vodhi në arkat e bamirësisë në disa Xhami, arrestohet 32 vjeçari

Një person u arrestua sot për disa vjedhje të rënda në Ferizaj.
I arrestuari është LL.S, 32 vjeçar, i cili kishte vjedhur në disa arka të bamirësisë në disa Xhami.
“Me datën 14.10.2022, stacioni policor në Ferizaj kishte pranuar një informacion për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur  në Xhaminë në rrugën ‘’Ramadan Ferizi ‘’ në Ferizaj. Pas një pune intensive hetimore,  grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, hetuesit policor kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tij, të cilin sot,datë 25.10.2022 rreth orës 14:00, në qytetin e Shtimës e kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet LL.S ( M/K) i moshës 32 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë, duke vjedhur para nga arka e bamirësisë në ‘’Xhaminë e Vogël’’ në Ferizaj.”, bëri të ditur Policia.
I dyshuari, u shoqërua në stacionin e policisë në Ferizaj dhe gjatë intervistës nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, i dyshuari deklaroi se ka kryer vjedhe të rënda nga arkat e bamirësisë edhe në Xhamitë e fshatrave Kosinë, Slivovë dhe në Xhaminë në rrugën ‘’Hamëz Jashari’’ në Ferizaj, të cilat ishin në proces të hetimeve.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, 32 vjeçari u dërgua në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./21Media
 

Back to top button