Vodhi një telefon, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje një person në Pejë

Është arrestuar sot në Pejë një person i dyshuar për vjedhjen e një telefoni, të cilin më pas e kishte shitur.
“Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 24.09.2022, rreth orës 18:15, ёshtё informuar se nё rrugёn “Bekim Berisha” në Pejё, viktimёs iu ёshtё vjedhur njё (1) telefon mobil. Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me datë 27.09.2022, ёshtё identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar, i njëjti dyshohet se e ka vjedhur telefonin mobil dhe e kishte shitur”, bëhet e ditur në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Telefoni mobil ёshtё sekuestruar nge hetuesit e stacionit Policor Pejё, dhe i njëjti pas procedurave iu ёshtё kthyer pronarit legjitim.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё./21Media

Back to top button