Vodhi para në një pompë derivatesh, arrestohet 23 vjeçari

Një 23 vjeçar nga Mitrovica është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, mbi dyshimin se më 12 mars në një pompë derivatesh në Mitrovicën e Jugut, nën kërcënimin e armës viktimës i ka grabitur një shumë të parave.
Si rezultat i hetimeve të zgjeruara dhe dyshimeve të bazuara, me urdhëresë të Gjykatës është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku në cilësi të provave janë sekuestruar materiale të nevojshme.
Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit ndaj të dyshuarit V. I., 23 vjeçar, është caktuar masa e ndalimit policor./21Media

Back to top button