Vodhi veshmbathje, gjësende të ndryshme e një biçikletë, arrestohet 64 vjeçari

Një 64 vjeçar u arrestua sot në Vushtrri për dy raste të veprës penale ‘’vjedhje’.
Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarit, F. H., 64 vjeçar, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se në orët e paradites së sotme në dy intervale të shkurta kohore në hapësirat e një qendër tregtare në Vushtrri, i dyshuari ka kryer veprat penale “vjedhje”, me ç’rast, cak i vjedhjeve ishin veshmbathje, gjësende të ndryshme dhe një biçikletë.
“Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar veshmbathjet, gjësendet dhe biçikleta e vjedhur, të cilat do të procedohen si dëshmi materiale në kallëzim penal. Ndërsa, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, informoi Policia./21Media
May be an image of indoor
May be an image of bicycle and outdoors

Back to top button