Von Cramon i jep mbështetje Abazoviqit për themelimin e Qeverisë

Eurodeputetja, Viola Von Cramon ka bërë të ditur se e ka mirëpritur iniciativën e Dritan Abazoviqit dhe pakicave në Mal të Zi për të themeluar një koalicion të ri qeverisës.
Ajo përmes një postimi në ‘Twitter’, ka shkruar se Qeveria e pakicave në Mal të Zi është një nismë e mirëpritur për të zgjidhur ngërçin politik dhe për të çuar përpara reformat e vendit.
”Qytetarët e Malit të Zi votuan për një ndryshim që do të sillte drejtësi për të gjithë, do të persekutonte elitën e korruptuar dhe do të avanconte në rrugën drejt integrimit në BE. Tash është koha e duhur për t’i përmbushur këto premtime, duke mbledhur gjitha forcat demokratike, progresive dhe pro-evropiane prapa @DritanAbazoviqit dhe të fillohet të punohet fortë për ta bërë Malin e Zi shtetin e ardhshëm anëtar të BE-së”, ka shkruar Von Cramon në ‘Twitter’./21Media

Back to top button