Kaloni te përmbajtja kryesore

Von Cramon i reagon Borrellit: BE duhet t’i mbështesë shtetet që luftojnë krimin dhe korrupsionin

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola Von Cramon i ka reaguar shefit të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell në lidhje me deklaratën e tij për operacionin e sotëm në veri të Kosovës.
Ajo ka thënë se lehtësimi i dialogut Kosovë-Serbi nga ana e BE-së, nuk ka të bëj me operacione ditore të policisë, duke shtuar se shtetet që bëjnë punën e tyre duhet ta kenë respektin e plotë të BE-së.
Von Cramon i ka kërkuar Borrellit të kritikojë vendet ku sundimi i ligjit nuk implementohet dhe shtoi se BE-ja duhet të mbështes shtetet që luftojnë krimin e korrupsionin.
“Ju lutem kritikoni vendet ku sundimi i ligjit nuk implementohet. BE-ja duhet të mbështes vendet që luftojnë krimin e organizuar e korrupsionin. Institucionet shtetërore që bëjnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Lehtësimi i dialogut nga ana e BE-së nuk ka të bëjë me operacione ditore të policisë”, shkruan në Twitter Von Cramon,raporton Telegrafi.
Borrell përmes një reagimi në Twitter ka shkruar se incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë.
“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar Borrell.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button