Von Cramon kërkon nga BE-ja ta përzë Serbinë: S’ka pako të zgjerimit për të

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta përzë Serbinë.

Përmes një postimi në “X” Von Cramon ka shpërndarë reagimin e ekspertes amerikane për Ballkanin, Ivana Stradner drejtuar BE-së, ku thotë se “Vuçiqi ka nevojë për ju më shumë se që keni ju nevojë për të”, është shprehur se nuk ka më para të Bashkimit Evropian dhe as pako të zgjerimit për Serbinë.

“Përgjigja jonë e qartë: Duhet përzënë. Nuk ka më para të Bashkimit Evropian, as pako të zgjerimit për Serbinë derisa Vuçiqi kërcen me autokratët në Kinë e Rusi”, ka shkruar Von Cramon në “X”.

Back to top button