Von Cramon: Në raport kemi shprehur përkrahjen për aplikimin e Kosovës në KE, por jo edhe në BE
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se në raport kanë përkrahur aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por jo edhe aplikimin për anëtarësim në BE.
“Ne kemi përfshirë edhe përkrahjen e plotë për aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por ne bëjmë dallim për aplikimin për statusin e kandidatit në BE ku ne thamë se s’është koha e duhur shkaku i shteteve mosnjohëse. Pika tjetër ku kemi kritika është ku strategjia për energjinë, ku na duhet bashkëpunim më i mirë me shoqërinë civile. Energjia në Kosovë prodhohet nga qymyri”, ka thënë Von Cramon.
Tutje ajo ka shtuar se kanëë ripërsëritur nevojën që Kosovës t’i liberalizohen vizat.
“Një tjetër pikë e rëndësishme është liberalizimi i vizave, ku ne sërish kemi theksuar nevojën që liberalizimi i vizave të ndodhë dhe procesi është bllokuar në Këshillin e BE-së dhe këtë e kemi adresuar te qeveritë e Francës dhe Holandës”, ka shtuar Von Cramon./21Media