Von Cramon reagoi për djegien e veturave në veri: Autoritetet t’i ndjekin urgjentisht përgjegjësit

Raportuesja për Kosovën Viola von Cramon, ka reaguar pas djegies së veturave në veri të Kosovës, të cilat ishin të ri-regjistruara.

Në një postim në Twitter, Cramon ka shkruar se ky akt është totalisht i papranueshme dhe duhet dënuar nga të gjithë.

Ajo tha se përgjegjësit urgjentisht duhen kapur.

“Autoritetet përkatëse duhet të ndjekin urgjentisht përgjegjësit për të siguruar stabilitet për komunitetin lokal”, ka thënë Cramon./21Media

Back to top button