Von Cramon shpreson që të arrihet marrëveshja për targa dhe ajo përfundimtare

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pas marrëveshjes së sotme për dokumentet identifikuese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se shpreson që të arrihet marrëveshja për targa dhe ajo përfundimtare.


Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, sot ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja për dokumentet identifikuese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Borrell ka potencuar se Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre./21Media

Back to top button