Reagimi i Ramës pas arritje së marrëveshjes për dokumente ndërmjet Kosovës e Serbisë

Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama, pas marrëveshjes së sotme për dokumentet identifikuese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, uron që kjo marrëveshje ta çojë dialogun në një nivel të ri.
“Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot”, shkroi Rama në Twitter.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, sot ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja për dokumentet identifikuese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Borrell ka potencuar se Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre./21Media

Back to top button