Von Cramoni për vizat: Në mes të nëntorit votohet në KE, s’ka datë për fundin e procesit

(Lajm i përditsuar)
Cramon: Kosova t’i shfrytëzojë mundësitë para se në BE të vijë krahu i djathtë
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tutje shtoi se Qeveria e Kosovës duhet të shfrytëzojë mundësitë që i jepen gjatë presidencës çeke të Bashkimit Evropian, pasi pas kësaj, gjërat do të jenë më të vështira për të.

Von Cramon ka thënë se pas Çekisë, presidencën e BE-së do ta marrin vendet të cilat drejtohen nga parti të djathta, andaj nuk do të ishte mirë që gjërat të shtyhen.

“Duhet ta kuptoni se çfarë është më mirë për vendin, nëse është më mirë të kërkohet gjithçka apo të kërkohet 90 për qind p.sh. Unë do të rekomandoja që në Kosovë të pranohet ai 90 për qindësh sesa të mos merret asgjë. Kjo është mundësi që Qeveria të shikojë përderisa krahët e djathtë në BE t marrin më shumë pushtet, gjërat do të bëhen më të vështira. Përderisa presidenca e BE-së do të kalojë nga Suedia te Spanja, a do t’i lehtësojë kjo gjërat? Nuk besoj, kështu që gjithçka që do të arrihej tani do të ishte zgjidhje më e mirë se gjithçka që shtyhet”, tha Cramon.
Çekia përfundon kryesimin e presidencës së BE-së në fund të vitit.
Von Cramoni për vizat: Në mes të nëntorit votohet në KE, s’ka datë për fundin e procesit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në Prishtinë deklaroi se është e befasuar se si ende nuk është marrë asnjë vendim për përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave.“Kjo ishte në agjendë për herë të parë në grupin punues të Këshillit Evropian. Ende s’është marrë një vendim i qartë, do të ketë edhe një votim kah mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit dhe në prapaskenë po punojmë që ta shohim një vendim pozitiv që qytetarët e Kosovës e kanë merituar moti. Nuk mund t’ia shpjegosh askujt se kur Komisioni Evropian i shqyrton vlerësimet, që janë pozitive. Të gjitha kriteret janë përmbushur. Ende Këshilli s’ka vendosur, më besoni edhe unë po vuaj sa secili prej jush këtu. Kjo nuk arsyetohet që po ndodhë, e shpresoj se do të shohim rezultate sa më shpejtë”, kPër procesin e dialogut, Von Cramon deklaroi se drafti franko-gjerman për marrëveshjen Kosovë-Serbi, është pozitiv dhe sipas saj, duhet të shqyrtohet nga Prishtina dhe Beogradi./21Media 
Back to top button